Është konfirmuar edhe viktima e dytë e aksidentit që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në fshatin Zajm të Klinës.
Bëhet fjalë për Përparim Dushkollin, banor i Korroticës së Epërme të Drenasit, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda të marra në këtë ngjarje.
Lajmin e trishtë e kanë bërë të ditur familjarët, të cilët kanë shprehur dhimbje të madhe për humbjen e të dashurit të tyre.
“Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të shokut tonë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve. Qoftë i paharruar kujtimi i tij, i pastë dritë shpirti!”, thuhet në një nga reagimet prekëse të të afërmve.




