Prizrenasit në një atmosferë të jashtëzakonshme triumfuan përballë Anwil-it me shifrat 80:75, në ndeshjen e parë kualifikuese të FIBA Europe Cup.
Ekipi i Bashkimit zhvilluan një ndeshje të mirë duke qenë në epërsi gjatë gjithë lojës.
Ndeshja e kthimit zhvillohet më 1 tetor në Poloni, dhe skuadra më e mirë nga këto dy ndeshje, do të kualifikohet për në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup, në grupin ku gjendet edhe Trepça.




