Tre kamionë me tabela reklamuese kundër Kosovës dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti po qarkullojnë këto ditë në rrugët jashtë selisë së Kombeve të Bashkuara në New York, aty ku po mbahen seancat e Asamblesë së Përgjithshme.
Në emër të diasporës serbe që organizoi këtë aksion, Alek Mitroviq theksoi se ata dëshirojnë të tërheqin vëmendjen për një situatë që vazhdon prej shumë kohësh.
Sipas tij, kjo është hera e dytë që organizohet një aksion i tillë, i cili synon të zgjojë vetëdijen e amerikanëve dhe të komunitetit ndërkombëtar lidhur me të gjitha ato që, siç thotë ai, përjeton popullsia serbe në Kosovë, raportohet në mediat serbe.




