Sipas sondazhit rajonal të Institutit Ndërkombëtar Republikan, i realizuar nga maji deri në korrik të vitit 2025, 56% e të anketuarve mendojnë se Kosova po ecën në drejtim të gabuar – një përkeqësim i dukshëm krahasuar me vitin e kaluar.
Nga 1,164 të rritur të intervistuar mes 13 majit dhe 25 qershorit, qytetarët kanë renditur koston e lartë të jetesës si sfidën më të madhe për vendin (45%), pas saj vijon papunësia me 19% dhe korrupsioni me 6%.
Edhe pse vetëm 6% e qytetarëve e kanë përmendur korrupsionin si “problemin kryesor” të vendit, ai vazhdon të renditet në mesin e tri sfidave më të mëdha me të cilat përballet Kosova, sipas sondazhit të Institutit Ndërkombëtar Republikan.




