Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Banglladeshit, Muhammad Yunus, ku kanë diskutuar për përpjekjet e përbashkëta në skenën ndërkombëtare.
Osmani shton se në këtë takim u diskutua edhe për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona, dhe se Kosova mbetet e përkushtuar për avancimin e bashkëpunimit ndërshtetëror.
Osmani shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e palëkundur të Bangladeshit.





