Aleanca Kosovare e Bizneseve ka shprehur shqetësim të thellë për mënyrën se si po orientohen investimet e diasporës në Kosovë.
Gjatë dy dekadave të fundit, diaspora ka futur mbi 9 miliardë euro në blerjen e rreth 180 mijë banesave në Kosovë.
Në një postim në Faccebook, AKB thotë se këto janë mjete kolosale, por të shndërruara në kapital të vdekur, pasi që nuk krijojnë vende pune as zhvillim ekonomik e as të ardhura të reja për shtetin.
AKB shkruan se kjo shifër e lartë tregon qartë se Qeveria e Kosovës nuk ka asnjë strategji të mirëfilltë për orientimin e remitancave dhe të kursimeve të mërgatës drejt sektorëve prodhues e shërbimorë
AKB konsideron se 9 miliardë euro në banesa janë pasuri e madhe e vendosur në vendin e gabuar.




