Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24-orët e fundit ka shqiptuar 2467 tiketa trafiku.
Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 38 aksidente trafiku me dëme materiale dhe 29 aksidente me të lënduar.
Kurse gjatë 24 orëve të fundit, Policia raporton për 31 persona të arrestuar, 18 persona të dërguar në mbajtje dhe 6 persona në vuajtje të dënimit.




