Me ftesë të Zëvendës Sekretarit amerikan të Shtetit, Christopher Landau, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në një panel të organizuar nga Qeveria amerikane.
Paneli me temë “Sistemi Global i Refugjatëve dhe Azilit: Çfarë shkoi keq dhe si të rregullohet” u zhvillua në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.





