Zyrtarja e LDK-së, Janina Ymeri ka njoftuar se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pas ankesës së dërguar në Komunitetin e Energjisë në Vjenë si dhe në Zyrën e Rregullatorëve të Energjisë në Ljubljanë.
Ymeri shkruan se pretendimet e tyre për keqpërdorim në fushën e importit të energjisë kishin bazë dhe tani kanë marr vëmendje ndërkombëtare.
Më tej ajo shton se “Me implikimin edhe të ndërmarrjeve si KOSTT, KEK si dhe vet ZRRE, presim të nisin hetimet sa më parë edhe nga Prokuroria Speciale në Kosovë e cila ka pranuar dosjen përkatëse”.





