Xhiroja e gjashtë e Superligës së Kosovës në futboll ka qenë e karakterizuar me shumë derbi.
Malisheva në shtëpi mposhti Ferizajin me rezultat 3-1 dhe e mori fitoren e dytë pas një serie me barazime e humbje.
Drenica në anën tjetër mposhti Gjilanin si mysafir me rezultat minimal 1-0 duke vazhduar blinduar vendin e katërt në tabelë me 11 pikë.
Llapi po vazhdon ecurinë e keqe ku u mposht nga Dukagjini me rezultat 3-1 duke mbetur ende në fund të tabelës me vetëm 3 pikë.
Derbin e javës e fitoi Ballkani ku mposhti Dritën në Suharekë me rezultat 2-0, Drita njëjtë si Llapi gjendet në një formë të keqe me vetëm një fitore dhe 5 pikë të mbledhura.
Prishtina fitoi derbin e parë të kryeqytetit ndaj Prishtinës së Re me rezultat 2-0.
Prishtina dhe Dukagjini vazhdojnë formën e mirë në ligë në krye të tabelës me nga 13 pikë, pasuar në vendin e tretë nga Ballkani me 12 pikë, kurse Llapi dhe Drita vazhdojnë formën e keqe në fund të tabelës.





