Haradinaj priti Zekri Agushin, Shpëtim Agushollin dhe Xhevdet Ahmetin, duke vënë në dukje se, edhe pse Shpëtimi dhe Zekriu vazhdojnë jetën me plagët e luftës, krenaria e tyre mbetet e njëjtë si gjatë kohës së betejave.
Në nderim të sakrificës për liri dhe kontributit për çështjen kombëtare, Haradinaj ndau medaljen “Me Besim në Zot, Atdhe e Shtet” për Zekri Agushin, Xhevdet Ahmetin, Emin Latin – kryetar i OVL-së në Skenderaj, si dhe post mortem për Jetullah Gashin dhe Selman Kajtazin.
“Lum ata që, kur atdheu kishte nevojë, dhanë provimin më të madh – sakrificën për liri. Nderim e mirënjohje për shërbimin ndaj atdheut”, shkruan Haradinaj.





