Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se partia e tij do të rrisë numrin e fitoreve në Komuna.
Ai ka theksuar se fitorja do të jetë në Prishtinë për herë të parë, e poashtu edhe në disa komuna ku kanë qeverisur në të kaluarën.
Unë sot ju them më shumë bindje se kandidatët tonë do të mbesin në qeverisje dhe jam shumë i bindur se do ta rrisim numrin e fitoreve në komuna sidomos në disa ku kemi qenë edhe në të kaluarën, në Prishtinë sigurisht ku gara është më interesante dhe për herë të parë do të fitojë kandidati ynë Uran Ismaili” – tha Krasniqi në Kanal10.




