AIP u ka bërë thirrje mediave, që të respektohet e drejta për privatësi dhe të dhënat përsonale të qytetarëve në raste tragjike.Pas një aksidenti të rëndë sot në Pejë, shumë media publikuan të dhëna personale si dhe fotografi e video, në kundërshtim me kodin etik të mediave si dhe me sugjerimet nga Agjencia për privatësi dhe të dhëna personale.
Agjencia kërkon nga të gjitha mediat:
🔹Të ndalojnë menjëherë publikimin dhe shpërndarjen e materialeve që cenojnë privatësinë e familjes së prekur, pa pëlqimin e tyre;
🔹Të largojnë përmbajtjet ekzistuese që përmbajnë pamje të ngjarjes apo reagime të familjarëve, të publikuara pa pëlqimin e tyre.
Agjencia për Informim dhe Privatësi ju bën thirrje mediave për respektimin e privatësisë dhe dinjitetit të qytetarëve, sidomos në momente dhimbjeje.




