Të dielën (22 qershor 2025) policia kufitare në Aeroportin e Memmingenit të Gjermanisë ka evidentuar shtatë pasagjerë që “ishin vonuar” për udhëtimin e tyre për në Kosovë.
Bëhej fjalë për shtetas nga Kosova, të cilët kishin kaluar kohëzgjatjen e lejuar të qëndrimit në Gjermani, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Telegrafi.
Sipas tyre, në krye të listës ishte një çift që kishte kaluar periudhën e lejuar prej 90 ditësh me më shumë se dy javë. Sipas policisë, ata qëndruan 15 ditë më gjatë në zonën Schengen.
Një tjetër burrë 30-vjeçar nga Kosova kishte qëndruar dy ditë më shumë se sa lejohej, ndërsa një grua 50-vjeçare kishte kaluar një ditë, shkruan ëëë.allgaeuer-zeitung.de.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të daljes drejt Prishtinës në Kosovë, u paraqit një grua 24-vjeçare me dy fëmijët e saj, e cila kishte kaluar qëndrimin e lejuar për një ditë.
Policia kufitare nisi procedura penale kundër këtyre personave sipas ligjit për qëndrim. Pas kësaj, të gjithë personat u lejuan të niseshin në fluturimin e tyre, njoftoi policia.




