Korporata Energjetike e Kosovës njofton se njësia B2 e Termocentralit “Kosova B” është rikthyer me sukses në operim madje edhe para afatit të paraparë, që ishte me datën 04.10.2025.
Tutje në njoftim thuhet se ky sukses është rezultat i projektit për rehabilitimin e dhe modernizimin e turbinës.
‘Ky sukses është rezultat i projektit madhor për rehabilitimin dhe modernizimin e turbinës, i zbatuar në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze General Electric dhe me ekspertët e KEK sh.a. Projekti ka sjellë rritje të dukshme të kapaciteteve prodhuese dhe efikasitet më të lartë të sistemit”.
Implementimi i suksesshëm do të mundësojë kursime të konsiderueshme për Korporatën, si dhe do të garantojë stabilitet dhe siguri më të madhe energjetike për vendin, thuhet tutje në njoftim.





