Deputetët e Kuvendit të Kosovës, sot më 30 shtator 2025, marrin pagës mujore bazë prej 1,914 eurove.
Kuvendi gjatë këtij muaji ka qenë i bllokuar si pasojë e masës së përkohshme të shpallur nga Gjykata Kushtetuese, e cila ndaloi punën e deputetëve dhe të Kuvendit deri në një vendim.
Sot Gjykata Kushtetuese ka afatin e fundit për të japur një sqarim se a ka përfunduar konstituimi i Kuvendit edhe pa zgjedhjen e nënkryetarit serb.
Pavarësisht kësaj bllokade, 105 deputetë duke përjashtuar ministrat që nuk e marrin pagën e deputetit, do ti kushtojnë shtetit 200,970 euro vetëm për pagën e muajit shtator.
Kjo shumë bëhet më e lartë kur llogariten shtesat për përvojë pune dhe pozitat e veqanta si ajo e Kryetarit dhe nënkruetarëve të Kuvendit.
Vendimi i sotëm i Kushtetueses pritet të jetë vendimtar për të përcaktuar nëse Kuvendi mund të vazhdojë punën pa pjesëmarrjen e nënkryetarit nga komuniteti serb, apo nëse procesi i konstituimit duhet të përsëritet.




