Dje kanë përfunduar disa nga ndeshjet e mbetura të xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve të fazës së ligës.
Mbrëmë PSG e mposhti Barcelonën me rezultat 2-1, me golat e Mayulu në minutën e 38-të që barazoi rezultatin dhe një gol të Gonçalo Ramos në minutën e 90-të për t’u dhënë tre pikë parisienëve.
Fitore arriti edhe Napoli përballë Sportingut të Lisbonës me rezultat 2-1, Borussia Dortmund mposhti Atletiko Bilbaon me rezultat bindës 4-1 dhe Arsenali mposhti Olympiakosin me rezultat 2-0.
Juventusi dhe Manchester City befasuan me barazime. Zonja e vjetër barazoi me Villarealin e Manchester City barazoi me Monakon.




