Është hedhur shorti në FIBA Europe Cup, ekipet nga Kosova, Trepça dhe Bashkimi, kanë mësuar kundërshtarët e tyre.
Trepça ndodhet në grupin F ku për kundërshtarë ka Paok, Braunschweig dhe Anwil Wloclawek e ndërkaq Bashkimi u vendos në grupin J ku ka për kundërshtarë Cibona, Dijon dhe Reggiana.
Ndeshjet e para për të dy ekipet do të zhvillohen nga 15 tetori.





