Ktyetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i habitur se si askush nga “ekzekutivi nuk ia dha dorën Kurtit”, gjatë vizitës së tij në SHBA.
Haradinaj duke komentuar këtë vizitë, tha “imagjinoni me hy kryeministri në shtet dhe asnjë zyrtar mos me ta qitë me ja dhanë dorën”.
“Mungesa e një takimi qoftë edhe për foto, që çohet në këmbë me ja jap dorën dikujna nga ekzekutivi, kjo është shumë konkrete. Në të gjitha ato hapësira ku ka qëllu, ka pas njerëz të ekzekutivit por mungesa e të paktën një shtrëngimi të dorës nënkupton diçka” – tha Haradinaj në Pressing.
Sipas Haradinaj, kjo është “më keq se gjithçka tjetër, mos me ta jep dorën kerkush”.
“Nuk e ki një situatë që ky (kryeministri në detyrë), që ia jep dorën dikujna të Qeverisë (amerikane)” – shtoi Haradinaj.




