Gjeneralmajor Ozkan Utulash mori detyrën si Komandant i Misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, në një ceremoni në bazën e kësaj force në Prishtinë.
Gjeneralmajor Utulash rikthehet në këtë detyrë pas një viti. Kjo ndodh për herë të parë që një ish-Komandant rikthehet për të marr detyrën në krye të KFOR-it.
Detyrën ia dorëzoi Komandanti i deritashëm i KFOR-it, Gjenealmajor Enrico Barduani nga Ushtria italiane.
Gjeneralmajori i ushtrisë italiane, Enrico Barduani, në fjalën e tij të fundit si komandant i KFOR-it derisa theksoi se situata e sigurisë në Kosovë është përmirësuar ndjeshëm që nga viti 1999, ka shtuar se ka shqetësime për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura.
“Ende ka shqetësime për humbjen e sigurisë si shkak i disa çështjeve të pazgjidhura dhe për këtë arsye, roli i KFOR-it mbetet thelbësor dhe kritik për tu parë si pjesë integrale e angazhimit të mëtejmë të bashkësisë më të gjerë ndërkombëtare”, tha Barduani.




