Oda Ekonomike e Kosovës ka bërë të ditur se Gjykata Supreme e ka caktuardatën 5 nëntor për mbajtjen e seancës gjyqësore lighur me padinë e tyre ndaj ZRRE-së.
Oda Ekonomike konsideron se vendimi për dalje në tregun e lirë të energjisë për bizneset, cenon interesat e përgjithshme ekonomike, rrit pasigurinë për konsumatorët dhe vendos barrë të padrejtë mbi bizneset e vogla dhe të mesme, të cilat, sipas tyre, janë shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik në vend.
Sipas OEK-ut, vetëm përmes transparencës, përfshirjes dhe zërit të përbashkët të qytetarëve dhe bizneseve, mund të mbrohen interesat publike dhe të sigurohet një treg energjie i drejtë dhe funksional në Kosovë.





