Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të martën ka miratuar vendimin për ndarjen e bursave të mobilitetit për studentët e nivelit bachelor, që do të kapin vlerën prej 20 milionë eurosh për një vit, raporton Ekonomia Online.
Po ashtu, kabineti qeveritar ka miratuar edhe vendimin për ndarjen e shumës prej 100 eurosh për çdo student që plotëson kriteret për përfitim.Nga aty kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se kjo mbështetje nuk mbaron me kaq.
“Nga 100 euro shumë e menjëhershme për të gjithë studentët. Mbështetja për studentët nuk mbaron me kaq. Sot do të merret vendimi edhe për bursën e mobilitetit për studentët ‘bachelor’, ndërsa shuma e mbështetjes do të varet nga distanca e vendbanimit”, theksoi Kurti.
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se kjo masë do të ketë një kosto buxhetore prej rreth 6 milionë eurosh.“Kemi të bëjmë me ndarjen për shumën e menjëhershme për studentët që plotësojnë kriteret, në vlerë prej 100 eurosh. Kjo masë parasheh që të ketë kosto prej rreth 6 milionë eurove,” tha Murati.





