Kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Albin Kurti.
Limaj tha se do të marrin pjesë dhe së pjesëmarrja është në vazhdën e misionit të tij.
Kujtojm se kreu i LVV-së, Albin Kurti ka ftuar në takim përfaqësuesit e subjekteve politike, për të diskutuar rreth konstituimit të Kuvendit të Kosovës, takim ky që do të mbahet nesër, nga ora 16:00.
Ky takim vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese i cili i obligon deputetët që për 30 ditë ta bëjnë konstuimin e Kuvendit.




