Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në gjithë vendin nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Janë regjistruar gjithsej 16 aksidente me të lënduar dhe 48 aksidente me dëme materiale.
Në kuadër të kontrolleve në trafik janë shqiptuar 2564 tiketa. Po ashtu, janë arrestuar 25 persona, ndërsa 13 janë dërguar në mbajtje.
Gjatë kësaj periudhe është regjistruar asnjë rast i ndalimit policor, ndërsa një person është dërguar për të vuajtur dënimin.





