Presidentja Vjosa Osmani do të dekorojë sot presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit, Gianni Infantino.
Ceremonia zyrtare do të mbahet në Hotel “Emerald” dhe do të nisë në orën 13:00.
I pari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj Osmanit për këtë veprim, duke e cilësuar si një akt që dëshmon respektin e institucioneve të Kosovës për rolin dhe kontributin e Infantinos në zhvillimin e futbollit kosovar.
Ai shtoi se gjatë udhëheqjes së Infantinos, FIFA ka ofruar mbështetje të vazhdueshme për FFK-në përmes programit “FIFA Forward”, duke ndihmuar në ndërtimin e infrastrukturës, zhvillimin e futbollit të të rinjve dhe ngritjen profesionale të futbollistëve dhe trajnerëve në vend.
“Ky vendim i juaji, znj. Presidente, e forcon edhe më shumë partneritetin mes institucioneve shtetërore dhe atyre sportive, duke dëshmuar se futbolli është një urë që bashkon njerëzit, gjeneratat dhe kombet,” ka theksuar Ademi.




