Negociatori kryesor i Hamasit, gjatë bisedimeve indirekte me Izraelin në Egjipt, deklaroi se grupi kërkon garanci nga Presidenti amerikan Donald Trump dhe ndërmjetësit e tjerë ndërkombëtarë se lufta në Gaza do të marrë fund përfundimisht.
Negociatat, që po zhvillohen në Sharm el-Sheikh, janë përqendruar në planin e propozuar nga Trump javën e kaluar, i cili synon përfundimin e luftës dhe parashikon tërheqjen e trupave izraelite nga Gaza si dhe krijimin e një force ndërkombëtare sigurie.
Nga ana tjetër, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka theksuar se lufta nuk do të mbarojë pa kthimin e të gjithë pengjeve.
Plani i Trump ka marrë mbështetje të gjerë ndërkombëtare, ndërsa presidenti amerikan është shprehur se ekziston një “shans shumë i mirë” për një marrëveshje të qëndrueshme.




