Klubi i Basketbollit të Femrave Peja 03, sonte do të bëj debutimin e tyre historik në arenën europiane të basketbollit.
Pejanet do të përballen në një sfidë të madhe në Çeki, ku nga ora 19:00 do të jenë mysafire të DSK Levhartice Chomutov, në ndeshjen e parë të fazës së grupeve.
Ekipi nga Peja ka përgatitur me seriozitet këtë aventurë ndërkombëtare, duke bërë përforcime të rëndësishme, si me lojtarë vendas ashtu edhe të huaj, për të qenë sa më konkurrues në skenën evropiane.
KBF Peja 03 synon të kalojë grupin dhe pjesëmarrjen në fazën tjetër të garave, një arritje që do të shënonte një kapitull historik për klubin dhe për basketbollin e femrave në Kosovë.




