Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim komandatin e ri të KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Majorin Ozkan Ulutas.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se në këtë takim u diskutua për zhvillimet aktuale dhe situatën e sigurisë në vend.
Kryeministri Kurti i ka uruar mirëseardhje në Kosovë Gjeneral Majorit Ozkan Ulutas, duke i dëshiruar suksese në mandatin e dytë si komandant i KFOR-it.
Kurti ka theksuar gatishmërinë dhe angazhimin e tij dhe të Qeverisë për bashkëpunim të ngushtë, në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend.




