Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë evidentuar statistika të rëndësishme lidhur me trafikun dhe rendin publik.
Gjatë kësaj periudhe është regjistruar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 8 aksidente me të lënduar dhe 35 aksidente me dëme materiale.
Në total, janë shqiptuar 2629 tiketa trafiku. Sa i përket veprimeve policore, janë arrestuar 15 persona dhe 8 persona ndodhen në mbajtje policore, ndërsa nuk ka persona në ndalim policor apo në vuajtje të dënimit.





