Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se nga dje pjesë e arsenalit të ushtrisë tonë janë dronët “Skydagger 7” dhe “Skydagger 15”.
SkyDagger janë dronë luftarak të pajisur me mjete shpërthyese të cilët janë ndërtuar që në mënyrë të përpiktë të godasin objektivat lëvizëse dhe statike të armikut.
Maqedonci tutje shton se vazhdojnë të rrisin fuqinë goditëse të ushtrisë sonë.




