Konferneca e tretë e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-së mbahet sot dhe nesër në Tiranë.
Kjo konferncë është një prej aktiviteteve më të rëndësishme të nivelit të lartë që trajton sfidat dhe strategjitë në fushën e mbrojtjes kibernetike në nivel global.
Çështjet kryesor që do të trajtohen në këtë konferencë janë: strategjitë për forcimin e mbrojtjes kibernetike të NATO, investimi strategjik dhe llogaridhënia në mbrojtjen kibernetike, kërcënimet gjeopolitike në hapësirën digjitale, roli i sektorit privat në rritjen e rezistencës kibernetike apo bashkëpunimi rajonal dhe ndërinstitucional.
Pjesë e këtij aktiviteti do të jenë drejtues politik, ekspertë të lartë, përfaqësues të industrisë dhe institucioneve të sigurisë nga vendet anëtare të NATO-së dhe partnerë të saj.




