Presidenti Amerikan Donald Trump ka bërë të ditur se Izraeli dhe Hamasi kanë nënshkruar fazën e parë të planit të tij të quajtur ”Plani i Paqes”.
Sipas Trump kjo fazë përfshin lirimin e pengjeve izraelitë të mbajtura nga Hamasi dhe tërheqja e trupave ushtarake izraelite, si hapat e parë drejt një paqe të fortë dhe afatgjatë.
Trump përmes platformës Truth Social, ka shkruajtur se kjo është një ditë e rëndësishme për botën arabe, Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.





