Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përshëndetur arritjen e paqes mes Izraelit dhe Hamasit.
Osmani përmes një postimi në platformën “X” tha se Presidenti Donald Trump dhe Administrata e tij kanë treguar lidership dhe angazhim të vërtetë për të sjellë paqe të qëndrueshme për izraelitët dhe palestinezët njësoj, dhe përkushtim të palodhur për t’i dhënë fund vuajtjeve që kanë duruar breza të tërë njerëzish të pafajshëm.





