Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë në ambasadën amerikane, Anu Prattipatin.
Në takim Presidentja Osmani dhe Prattipati diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, për aspekte të ndryshme të bashkëpunimit dypalësh si dhe për pritshmëritë rreth funksionalizimit të plotë të institucioneve të vendit.
Në këtë takim gjithashtu u diskutua edhe për takimet dhe bisedat e zhvilluara me Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Kombeve të Bashkuara, që u mbajt para disa javëve në New York.





