Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të rregullt në Pikëkalimin Kufitar në Vërmicë, zyrtarët doganorë kanë ndaluar për kontroll një automjet të transportit të udhëtarëve, ku pavarësisht deklaratës së vozitësit se nuk posedonte mallra për deklarim, gjatë kontrollit te detajuar janë zbuluar dy çanta të mbushura me mallra tekstile, të cilat nuk ishin të deklaruara sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi.
Bazuar në nenin 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës, pala ka shkaktuar kundërvajtje doganore, ndërsa mallrat janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave përkatëse.
Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër kontrabandës dhe parandalimin e veprimtarive të paligjshme tregtare, me qëllim të mbrojtjes së tregut dhe interesit të qytetarëve.





