Hykmete Bajrami, deputete nga radhët e LDK-së tha se LDK gjithmonë ka qenë në vullnetin e mirë politik në formimin e institucioneve të Kosovës.
Ajo më tej shtoi se nga sot rrjedhin afatet kushtetuese në formimin e qeverisë së vendit.
“Ne votuam për Nenad Rashiqin sot, sepse aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ka dhënë një interpretim që nuk e kishim më parë dhe sipas asaj që ne kemi kuptuar, ai ka të drejtë që të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të Kosovës”, tha Bajrami.




