Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, takoi sot udhëheqësin e Administratës Tatimore të Kosovës, Mentor Hyseni.
Takimi kishte karakter njoftues dhe bashkëpunues, me qëllim ndërveprimin institucional në fusha të ndryshme që do të ndikojnë pozitivisht në kryerjen e detyrave të të dy institucioneve, njofton Policia e Kosovës.
Drejtori Hoxha falënderoi përfaqësuesit e ATK-së, ndërsa të dy palët shprehën gatishmërinë për të forcuar marrëdhëniet e përbashkëta në shërbim të qytetarëve






