Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Uluta ş, është takuar sot në Beograd me shefin e shtabit të forcave të armatosura serbe, gjeneral Milan Mojsilović.
Takimi i përzemërt, i mbajtur vetëm një javë pasi gjeneralmajor Uluta ş mori komandën e Forcës së Kosovës, është pjesë e angazhimeve të rregullta të Komandantit të KFOR-it me homologët e tij, përfshirë edhe rajonin; në frymën e dialogut të vazhdueshëm dhe bashkëpunimit që janë kyçe për stabilitetin.
Ata shkëmbyen mendime rreth situatës së sigurisë, në veçanti gjeneralmajor Uluta ş rikonfirmoi angazhimin e palëkundur të KFOR-it për të kontribuar në sigurinë e qëndrueshme në Kosovë, në dobi të të gjithë njerëzve dhe për vazhdimin e bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Serbisë, në mbështetje të stabilitetit rajonal.




