Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 15 aksidente me të lënduar dhe 42 aksidente me dëme materiale dhe një aksident me fatalitet.
Për shkeljet e trafikut janë shqiptuar gjithsej 2339 tiketa.
Në të njëjtën kohë, 23 persona janë arrestuar dhe 19 të tjerë janë në mbajtje.
Nuk ka pasur persona në ndalim policor kurse 4 persona janë dërguar në vuajtje të dënimit gjatë 24 orëve të fundit.





