Në Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit, që mbahen nesër, Kryetarët e Komunave dhe anëtarët e Kuvendeve Komunale do të vazhdojnë të zgjidhen sipas mënyrës së njëjtë, si në proceset e kaluara zgjedhore.
Në mënyrë që një kandidat të fitojë në raundin e parë, ai/ajo duhet që të fitojë 50%, +1 votë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme të hedhura në atë komunë.
Ndërkaq, në zgjedhjet për Kuvende Komunale, votuesit kanë të drejtë të votojnë vetëm për një kandidat për asamblist.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka shpjeguar se Ligji për Zgjedhjet Lokale është i njëjti që nga viti 2008 dhe rrjedhimisht edhe zgjedhja e Kryetarëve të Komunave dhe anëtarëve të Kuvendeve Komunale, ka mbetur të njëjtë, si në zgjedhjet e viteve të kaluara.




