Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka reaguar ashpër pas dështimit të 43-të për konstituimin e Kuvendit, duke qëndruar në sallë së bashku me kolegët e tij nga partitë opozitare.
Nga foltorja e Kuvendit, Berisha theksoi se kriza politike po i kushton shtetit dhe qytetarëve.
“E kemi parë të gjithë se çfarë diagnoze politike ka Albin Kurti. Kjo situatë nuk është më as për demokraci e as për institucione – kemi të bëjmë me një njeri që ka përqendruar pushtetin dhe nuk pranon të lëshojë asnjë hap. Të gjitha pasojat po bien mbi vendin. Duhet ta gjejmë mënyrën si të veprojmë përballë kësaj situate”, tha ai.
Ai shtoi se duhet të gjendet një zgjidhje për ta larguar Kurtin nga pushteti.
“Ndoshta më mirë do të ishte t’ia japim atë fitoren që aq shumë po e kërkon. Le ta bëjë Kuvendin, le ta vendosë Albulena Haxhiun në krye, sepse as pjesa tjetër nuk është më e mirë se ajo. T’ia votojmë qeverinë e ta lejojmë të pretendojë se ka fituar – vetëm që ta shkurtojmë këtë periudhë vuajtjesh për Kosovën me këtë kastë në pushtet. Me ta, rrezikojm




