Xhevahire Izmaku do të jetë kandidate e Nismës Socialdemokrate për kryetare të Vushtrrisë.
Ajo ka shkruar në Facebook se me praninë e kreut të partisë Fatmir Limaj, miqve dhe familjarëve, si dhe strukturave të partisë zyrtarisht shpalli kandidaturën.
“Do të punoj që Vushtrria të jetë një vend ku çdo qytetar ndihet i dëgjuar dhe ka mundësi për të ardhmen e tij dhe të familjes.
Ftoj çdo njëri prej jush të bashkohemi në këtë rrugëtim – së bashku ta bëjmë Vushtrrinë tonë qytet në shërbim dhe jetë të mirë të të gjithë njerëzve, jo të individëve!
Për Vushtrrinë që e duam”, ka thënë ajo.




