Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar takimin e paralajmëruar mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin.
Përmes një postimi në facebook, Tahiri ka paralajmëruar se një nga temat kryesore të këtij takimi do të jetë çështja e Kosovës dhe e Krimesë.
Tahiri ka krahasuar këtë ngjarje me konferencën historike të Jaltës pas Luftës së Dytë Botërore, ku u vendosën kufijtë gjeopolitik të botës.
“Trump dhe Putini pritet të takohen në ditët në vijim, e konfirmuar nga të dyja palët, ky takim mund të jetë Jalta e dytë, Kosova dhe Krimea do të jenë tema qendrore gjeopolitike”, ka shkruar Tahiri.





