Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar se në rrethanat aktuale politike në vend, zgjedhjet mbeten e vetmja zgjidhje.
Ajo ka vlerësuar se situata e krijuar në Kuvend ka tejkaluar kuadrin normal institucional dhe se nuk ka hapësirë për për kthim në funksionim të zakonshëm.
Kusari-Lila ka kritikuar qasjen e opozitës, e cila sipas saj, po shmang përgjegjësinë përmes kërkesave në Kushtetuese, në vend që të marrë përgjegjësinë përmes votës në Kuvend.
Sipas Kusari-Lilës, mungesa e opozitës në procesin e votimit për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb, Nenad Rashiq, është tregues i qartë i qëllimeve të tyre politike, ruajtjen e partneritetit të vjetër me Listën Serbe.
Ajo shtoi se është evidente që qeveria nuk i ka numrat për të vazhduar dhe çdo përpjekje për bashkëpunim me partitë opozitare aktualisht duket e pamundur.




