Sipas të dhënave të publikuara nga Policia e Kosovës, në 24 orët e fundit janë shqiptuar 2088 tiketa trafiku.
Gjatë kësaj periudhe, kanë ndodhur 36 aksidente trafiku me të lënduar, ndërsa 38 aksidente të tjera kanë rezultuar vetëm me dëme materiale.
Në lidhje me aktivitetet e tjera të Policisë, janë arrestuar 20 persona, ndërsa 14 persona janë mbajtur në paraburgim, si dhe 2 persona janë dërguar në mbajtje të denimit.





