Punëtorët teknikë të sektorit privat në Prishtinë janë duke protestuar sot, para administratës qendrore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, duke kërkuar rritje të pagave.
Kjo protestë është organizuar nga Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës.
Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, tha se protesta janë duke u mbajtur në mbi 20 komuna në të gjithë Kosovën.
“Kërkojnë që paga e tyre të jenë e lartë sa paga e punëtorëve teknikë që paguhen nga sektori publik”, tha Azemi.




