Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është deklaruar pas përfundimit të seancës konstituive ku ka thënë se është budallaki dhe çmeduri që Republika e Kosovës është bllokuar për një pozitë të parëndësishme.
Abdixhiku ka shtuar se për një pozitë tërësisht të parëndësishme parlamentare siç është pozita e pestë të Kuvendit, Kuvendi dhe institucionet e Kosovës duhet të mos bllokohen më. Futemi në afate kushtetuese tani janë rregullat e qarta, ose kemi qeveri ose zgjedhje të reja.
Sa i përket një koalicion me VV, ai tha se “Vendimi ynë është i qartë në këtë drejtim ju lutem jemi gati për zgjedhjet e ardhshme, të diele do të kemi festë të madhe. Është budallaki e çmenduri e madhe që Republika e Kosovës të bllokohet për një pozitë kaq të parëndësishme, kur erdhëm ne në këtë pikë të rënies kaq të rënd intelektuale institucionale”.




