Kombëtarja U21 e Kosovës e ka zhvilluar sot seancën e parë stërvitore në stadiumin “Dasaki Achnas” në Larnaka, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e radhës kualifikuese për Euro 2027.
Kosova U21 do të luajë dy ndeshjet si mysafire, me Qipron U21 më 14 nëntor nga ora 18:00 dhe me Finlandën U21 më 18 nëntor nga ora 17:30.
Përzgjedhësi Afrim Toverlani tha se atmosfera në ekip është shumë e mirë dhe kanë ardhur për të arritur një rezultat pozitiv, për të cilin do të bëjnë çmos që ta arrijnë.




