🏀⛹️Tri ndeshje interesante u zhvilluan në javën e pestë të ProCredit Superligës, duke dhuruar shumë emocione.
🔥Derbin e kësaj xhiro e fitoi GO+ Peja ndaj Sigal Prishtinës. Te pejanët u dallua Cesare Edwards me dyshifror të dyfishtë, 21 pikë, dhjetë kërcime, duke shtuar edhe tri asistime e një top të vjedhur. Edwards shpallet MVP i javës së pestë, hera e dytë në këtë edicion për të.




