Në një dramë të vërtetë Rahoveci 029 fitoi ndaj Vëllaznimit me rezultat 81:80 në xhiron e pestë të ProCredit Superligës.
Në çerekun e fundit u zhvillua përballje edhe më interesante, ndër më të zjarrtat në këtë edicion, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej. Por, dy sekonda nga fundi, Eliot Peci me një lëvizje të zgjuar shënoi dy pikët vendimtare për 81:79, derisa ndeshja përfundoi me rezultat 81:80.
Te Rahoveci 029 u dallua Kentrell Pullian me 25 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime, kurse te Vëllaznimi u dalluan Marques Warrick me 19 pikë dhe Leo Colimerio me 18 pikë.
Rahoveci 029 ka dy fitore e tri humbje, ndërsa Vëllaznimi një fitore e katër humbje.




